Moet, macja pa sy që është bërë senzacion në TikTok!

TË FUNDIT

Një mace që u verbua pasi jetoi në rrugë, është bërë e famshme në TikTok!

Moet, një mace persiane tetëvjeçare, jetoi në rrugët e Omanit pa ushqim, ujë dhe një vend të sigurt për të fjetur, gjë që çoi në përkeqësimin e shikimit të saj.

Ajo u gjet në një kafaz të ndotur dhe vetëm në një kuti mbeturinash për t’u shtrirë.

Moet u shpëtua nga një organizatë bamirëse lokale përpara se të birësohej vetëm disa javë më pas, nga Emily Shotter, 51 vjeç, nga Nottinghan, e  cila kishte ardhur vetëm për të marrë furnizime ushqimore për macen e saj tjetër.

Por, që kur u mirëprit në një shtëpi të dashur, Moet ka gjetur famë mbarëbotërore, me videot e tjera të saj që e tregojnë atë duke u përkëdhelur dhe duke i lënë dhurata pronares Emily, të shikuara miliona herë./21Media