Mnuçin: SHBA-ja iu vendosi sanksione 18 bankave iraniane

TË FUNDIT

Zyra amerikane për Kontroll të Mjeteve të Huaja në listën e saj të gjatë të sanksioneve drejtë Teheranit zyrtar shtoi edhe 18 banka iraniane.

Ministri amerikan i Financave, Stiven Mnuçin deklaroi se vendimi për sanksione përfaqëson angazhim të qartë të autoriteteve amerikane për ndalimin e qasjes ilegale në dollarin amerikan.

“Programet tona për sanksione do të vazhdojnë derisa Irani nuk ndalon që t’i mbështesë aktivitetet terroriste dhe nuk e ndërprenë programin e tij bërthamor”, tha Mnuçin, i cituar nga Anadollia.

Administrata e SHBA-së në vitin 2018 u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin e nënshkruar në vitin 2015, me çka filloi përsëri të vendosë sanksione për Teheranin.