MJK: Praktika tregon se vaksinat kineze janë të sigurta dhe efikase

TË FUNDIT

Praktika ka treguar se vaksinat kineze janë të sigurta dhe efikase, tha të premten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin. Sipas tij, Kina është e gatshme të forcojë komunikimin me bashkësinë ndërkombëtare, për t’iu përgjigjur më mirë sfidave epidemike dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin e jetën e popullit.

Ai vuri në dukje se Kina është i vetmi vend që zotëron produkte vaksinash me teknologji të larmishme, duke ofruar zgjedhje të shumta për imunizimin bazë dhe imunizimin përforcues të njerëzve. Tani është miratuar përdorimi i 13 vaksinave anti-COVID, që përfshijnë katër teknologji të ndryshme. Kina tani ka vaksina dhe materiale të mjaftueshme mjekësore dhe mund të plotësojë kërkesën e vaksinimit.

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) tha se përqindja e vaksinimit në Kinë është shumë e lartë. Si vaksinat e çaktivizuara, ashtu edhe vaksinat e vektorit viral ose vaksinat mRNA, kanë aftësi të ngjashme për parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes dhe të vdekjeve. Studimet tregojnë gjithashtu se, për grupin e të moshuarve mbi 60-vjeçarë, efekti mbrojtës i tre dozave të vaksinave të çaktivizuara dhe ai i tre dozave të vaksinës mRNA të “Pfizer”-it është i ngjashëm.

Vaksinat e çaktivizuara kineze mund të nxisin mirë imunitetin qelizor e kujtesën imune dhe mund të luajnë rol kyç në parandalimin e infeksionit, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve. Kina gjithmonë e vendos sigurinë e vaksinave në vend të parë dhe vakinat kineze kanë siguri të mirë e nivel të ulët të raportimit të reagimeve negative.

Wang theksoi se aktualisht norma e vaksinimit me doza të plota ka arritur në 92.9 për qind, ndërsa më shumë se 90 për qind e të moshuarve mbi 60-vjeçarë janë vaksinuar. Deri tani Kina u ka ofruar më shumë se 120 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare mbi 2.2 miliardë doza vakinash kundër COVID. Praktika ka treguar se vaksinat kineze janë të sigurta dhe efikase.