Mjete për Akademinë në buxhetin e vitit 2025 / Imeri: Mund të tërhiqemi nëse AShAM plotësohet me shqiptarë

TË FUNDIT

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare për Art dhe Shkencë. I pyetur se kur do të shpërndahen mjetet për këtë institucion, Kasami tha se ky financim do të parashihet në buxhetin e komunave për vitin 2025.

Deputetja nga koalcioni VLEN Saranda Imeri në Daily Click për Akademinë Shqiptare tha se mund të heqin dorë nëse “Akademia e Shkencës dhe Artit në Maqedoni” shpreh gatishmëri që kjo Akademi të plotësohet me kandidatë shqiptarë.

Katër komuna të udhëhequra nga koalicioni VLEN kanë paralajmëruar ndihmë financiare nga buxheti i komunës, por ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski nga VMRO-DPMNE thotë se Ligji nuk e lejon këtë gjë. Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti bëri thirrje për të ndjekur praktikën evropiane dhe  si shembull e theksoi se në të kaluarën edhe Universiteti i Tetovës financohej me para të komunave.