Mjeku norvegjez dënohet me 21 vjet burg, për përdhunimin e dhjetëra pacienteve

TË FUNDIT

Një gjykatë në Norvegji dënoi një mjek 57-vjeçar me 21 vjet burg për përdhunimin masiv dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve femra, në një rast që tronditi vendin skandinav.

BBC raporton se doktori Arne Bye u shpall fajtor për 70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual, si dhe për 82 raste abuzimi me pozicionin e tij.

Pothuajse të gjitha krimet ndodhën gjatë ekzaminimit të pacientëve, ndërsa Bie punonte në qytetin e vogël të Frost, me popullsi më pak se 3,000 banorë.

Gjykata shqyrtoi aktakuzën, e cila mbulonte pothuajse dy dekada të punës së tij dhe i referohej 94 grave.

Leximi i vendimit zgjati më shumë se një orë, dhe gjatë kësaj kohe Bie qëndroi i qetë dhe pa emocione.

Mbrojtja kërkoi një dënim më të lehtë prej 17-18 vjetësh sepse Bye pranoi përdhunimin e 21 viktimave, dhe prokurorët thanë se ishin të kënaqur me vendimin, por do të shqyrtonin ende një apel.