Mitsotakis i tregon “vijat e kuqe” Erdoganit në OKB: Territori grek nuk preket

TË FUNDIT

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka treguar vijat e kuqe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kreu i shtetit grek kritikoi sipas tij, provokimet e udhëheqjes turke.

Mitsoktakis i quajti të pabaza pretendimet e Erdoganit për ishujt grekë. “Nëse presidenti Erdogan dëshiron të flasë për “vijat e kuqe”, atëherë them këtë: pretendimet turke për sovranitetin e ishujve të Greqisë janë të pabaza dhe të papranueshme ”, nënvizoi kryeministri .

Siç tha ai, “ vënia në dyshim e sovranitetit të territorit grek kalon “vijën e kuqe” për të gjithë grekët”. “Dhe si kryeministër i Greqisë”, theksoi ai, duke i dhënë një ton personal të gjithë rastit, “Unë nuk do të bëj kurrë kompromis për gjithçka që ka të bëjë me integritetin territorial, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tim. Greqia nuk do të ngacmohet nga askush”.

Megjithatë, ai nxitoi menjëherë të theksonte se të dy vendet nuk mund të vazhdojnë në rrugën e tensionit. “Populli grek dhe populli turk kanë një histori të gjatë bashkëjetese paqësore”, u shpreh Mitsotakis.

error: Content is protected !!