Array

Mitrovicë: Serbë dhe shqiptarë bëjnë plan për rrahje, 6 të arrestuar

Must Read

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen...

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të...
- Advertisement -

Një komunikim në rrjetin social Facebook në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë për t’u rrahur tek ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave nga ana e Policisë së Kosovës, që ka ndodhur të dielën në mesditë.

Qytetarët të cilët nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës, kanë lavdëruar intervenimin e shpejtë të policisë në veri, duke parandaluar kështu një incident me përmasa më të mëdha dhe përkeqësim të situatës edhe ashtu të ndjeshme në qytetin e Mitrovicës.

- Advertisement -

Zëvendës drejtori i Drejtorisë në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka sqaruar për KosovaPress ngjarjen e djeshme, ndërsa ka apeluar tek prindërit që të ndikojnë në fëmijët e tyre për të parandaluar ekcese të tilla.

“Policia e Kosovës dje rreth mesditës ka regjistruar një incident të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të përfshirjes në rrahje të dy grupeve. Ndjesia e saj qëndron në faktin se të dy grupet të përkatësisë shqiptare dhe serbe janë adoleshentë, përkatësisht persona të mitur nga mosha 14-16 vjeçare, dhe kjo ka obliguar njësitë policore të cilat në preventivë kanë reaguar me qëllim të parandalimit të një ekcesi më të madh, por gjithsesi edhe me ndihmën e qytetarëve të ndërgjegjshëm të cilët kanë dalë në ndihmë policisë më qëllim që t’i ndajnë të dy grupet në një përfshirje më agresive të rrahjes”, ka thënë Hoti.

- Advertisement -

Sipas tij, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona shqiptarë dhe serbë, të gjithë të moshës së mitur, dhe ndaj tyre janë iniciuar procedurat.

Ai shtoi se përveç tjerash, janë ftuar edhe prindërit e të gjithë personave të përfshirë në rrahje dhe deklaratat janë siguruar në prezencën e zyrtarëve për punë sociale.

- Advertisement -

Zëvendës drejtori i policisë ka sqaruar edhe arsyet e mundshme që kanë çuar deri tek rrahja.

“E tërë kjo besohet se është pasojë e një komunikimi përmes rrjeteve sociale të të dy grupeve shqiptarë dhe serbë, të cilët kryesisht bëjnë marrëveshjet e tyre për një pikëtakim me qëllim që të dyja palët të përfshihen në rrahje”, theksoi Hoti.

Ai ka apeluar tek të gjithë, në radhë të parë tek prindërit, që të përcjellin porositë tek fëmijët e tyre, dhe të kenë vëmendje e kujdes më të madh për të ndikuar tek ta, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona të mitur, të cilët kanë ambicie për t’u përfshirë në rrahje dhe për të shkaktuar incidente të tilla.

Hoti ka përsëritur se fal intervenimit të policisë dhe qytetarëve të ndërgjegjshëm, incidenti i ditës së djeshme është parandaluar që të marr përmasa më të mëdha.

- Advertisement -

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor....

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni dhe theksoi...

Arturo Vidal: Me Interin dua të fitoj shumë gjëra

Tashmë ish-mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal ka folur për herë të parë si lojtar i Interit, duke e falënderuar klubin zi-kaltër për...

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -