Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka zhvilluar të enjten një aksion për lirimin e hapësirave publike, në të cilat është parapa realizimi i projekteve të ndryshme komunale. Me këtë rast në dy lokacione të ndara janë rrënuar gjithsejtë nëntë objekte të vendosura në mënyrë ilegale.
Tetë garazha janë rrënuar në rrugën “Tjegullorja” në lagjen Bair, në hapësirën publike ku është vendosur që të ndërtohet shkolla model. Ndërkaq, në fshatin Koshtovë është rrënuar një objekt i ndërtuar ilegalisht në pronën komunale, duke penguar kështu rregullimin e rrugës në këtë lokacion.
Përveç disa mospajtimeve të shprehura në mënyrë verbale nga ana e shfrytëzuesve të këtyre objekteve, nuk ka pas rezistencë të theksuar.


