Mitrovica përkrahë 100 gra në biznes   

TË FUNDIT

Komuna e Mitrovicës, nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me OJQ-në “Community Building Mitrovica – CBM” lidhur me “Projektin për mjedisin përkrahës afarist për bizneset e femrave në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut”, që përfshin përkrahjen e 100 grave në biznes, 30 nga të cilat do të përfitojnë grande, ndërkaq të tjerat do të jenë pjesë e trajnimeve dhe konsulencës për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Drejtoresha e CBM-së, Afërdita Sylaj, tha se përveç bashkëpunimit në implementim e projektit në fjalë, shpreson se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe më tutje në ato fusha ku mund të japin kontribut. / 21MEDIA