Greqia të tregoj solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian për refugjatët që do të zhvendosen, kërkoi ministri grek i Azilit Notis Mitarakis pas reagimeve të ashpra nga vendasit në qytetin e Kamena Vourla, të cilët janë kundër strehimit të përkohshëm të 39 fëmijëve refugjatë të pashoqëruar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Në bashkëpunim me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vendi ynë ka nisur program ambicioz për zhvendosjen e grupeve të cenueshme, familjeve dhe fëmijëve të pashoqëruar. Sipas programit, disa refugjatë janë transferuar në hotele në Greqinë kontinentale, ku ata do të qëndrojnë për disa javë derisa të lëshohen dokumentet e tyre. I gjithë vendi duhet të tregojë solidaritet, si solidariteti i treguar nga Bashkimi Evropian në zhvendosjen e të miturve”, tha Mitarakis.
Porosia e ministrit pason pas reagimeve nga banorët lokal pasi 39 fëmijë refugjatë të pashoqëruar mbërritën në Kamena Vourla, Greqinë qendrore, të mërkurën për t’u strehuar përkohësisht në një hotel me qira nga një organizatë joqeveritare.
Banorët lokal mbajtën protesta, bllokuan rrugët, ndërsa mbrëmë sipas mediave, kanë penguar një autobus me ushqim për fëmijët të arrijë në hotel.
