Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski sot nga Meçkin Kamen në Krushevë në emrin e tij dhe në emër të Kuvendit e uroi festën kombëtare Ditën e Republikës – 2 Gushtin.
“Më lejoni që në emër të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nderuari Talat Xhaferi, i cili për shkak të arsyeve shëndetësore nuk është në mundësi të drejtohet këtu para jush dhe të cilit unë i uroj rikuperim sa më të shpejtë, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarëve tanë brenda dhe jashtë kufijve të shtetit, t’ju uroj Ditën e Republikës nga Meçkin Kamen-i i famshëm, i cili është një nga përmendoret e Republikës së Krushevës dhe dëshmi për një kryengritje heroike”, tha Misovski.
Ai në fillim të fjalimit të tij shprehu respekt dhe falënderim për profesionalizimin e jashtëzakonshëm, përkushtimin dhe vetëmohimin që punëtorët tanë shëndetësorë treguan gjatë kësaj periudhe të kaluar.
“Prej 2 Gushtit të kaluar deri në këtë 2 Gusht, kaloi vetëm një vit, mirëpo, besoj se edhe Ju e ndani mendimin tim se ky është vit të cilin do e mbajmë mend për njërën nga datat më të rëndësishme për vendin tonë. Respektivisht, më 11 shkurt, në Kuvend u ratifikua Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën ushtarake-politike NATO, qëllim strategjik i cili ishte vendosur qysh në vitin 1993, menjëherë pas pavarësisë së vendit, që në vitin 1995 të fitojmë statusin e kandidatit”, tha Misovski.
Siguruam, theksoi ai, sigurinë e integritetit territorial dhe sigurinë e kufirit tonë dhe tani më në fund mund të themi se kemi vënë edhe një gurë përforcimi në themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, shtetit tonë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse e vogël sipas territorit, u bë shembull në rajon dhe në botë, me qasjen e vet të hapur dhe dialogun e sinqertë me të gjithë fqinjët, duke promovuar politikë fqinjësore të mirë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit. Për arsye se, ne dimë si”, tha Misovski.
Kemi pasur, shtoi dhe me siguri do të kemi edhe më tutje sfida në rrugën e përforcimit dhe përparimit të demokratizimit dhe të përparimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Megjithatë, një gjë është e sigurt dhe kjo është se, të gjithë deri te i fundit, pa dallim në proveniencën politike, besojmë në perspektivën evropiane të vendit tonë dhe rajonit dhe të gjithë deri te i fundit synojmë të përmbushim edhe qëllimin e dytë strategjik prej pavarësisë së shtetit, dhe ky është të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Në këtë kontekst, na nevojiten institucione funksionale dhe të përgjegjshme të cilat do të mund të japin rezultate të dukshme dhe efektive, të cilat do të jenë në linjë me kornizën e negociatave nga Komisioni Evropian, që të mund të hapim kapitujt për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.