Mishtoret thonë se i kanë ulur çmimet, disa prej tyre ankohen se iu refuzua rryma e subvencionuar

TË FUNDIT

Dhjetëra kompani nga industria e mishit janë refuzuar për marrjen e rrymës së subvencionuar për shkak se kanë të instaluar rrjet fotovoltaikë.

Nga grupacioni për përpunimin e mishit thonë se rregullat për marrjen e energjisë elektrike të subvencionuar duhet të publikohen qartë dhe të zbatohen njësoj për të gjithë personat juridikë.

Të gjithë kompanitë prisnin që e gjithë puna e dokumentacionit të ishte e kryer. Por dje dhe pardje disa prej kompanive janë refuzuar dhe deri tani asnjë prej tyre që janë refuzuar  nuk kanë  asnjë shpjegim pse. E vetmja gjë që kanë të përbashkët janë fotovoltaikët” , tha Goce Trajçev – kryetar i grupacionit.

Kryetari i grupacionit Goce Trajçev shtoi se tashmë i kanë ulur çmimet e 50 produkteve të mishit, por deri kur do të zgjasë lirimi, nuk e dinë.

Por nga EMV menjëherë lajmëruan se është zgjidhur problemi për pesë kompanitë që kanë instaluar fotovoltaikë.

“Pesë kompanitë që kanë instaluar fotovoltaikë, për të cilët ka pasur vonesë në miratimin e matësve, do të furnizohen me energji elektrike nga “EMV” me 80 euro për megavat orë. Kontratat me pesë kompanitë, sipas njoftimit, do të nënshkruhen gjatë ditës dhe do të vlejnë nga sot”, thonë nga EMV.

Trajçev në konferencën për media në Odë Ekonomike theksoi se kompanitë janë të gatshme që tepricën e rrymës ta japin falas, në mënyrë që të mos jetë pengesë të marrin energji elektrike të subvencionuar.

error: Content is protected !!