Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, në bisedën e sotme telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës Aleksej Navalni.
Mishell në profilin e tij në Tuiter ka shkruar se ia ka përsëritur Putinit “qëndrimin e vetëm të BE-së” që e dënon paraburgimin e Navalnit dhe kërkon lirimin e tij.
“Rusia duhet me urgjencë dhe plotësisht me transparencë të realizojë hetim për përpjekjen për atentat ndaj Navalnit”, ka shkruar Mishell.
Në kumtesën e Këshillit Evropian shtohet se Mishell e ka informuar Putinin për qëllimin e liderit të BE-së për të mbajtur debat për marrëdhëniet strategjike me Rusinë në samitin e ardhshëm.
Shtohet se gjatë bisedave mes dy liderëve, është diskutuar edhe lufta kundër pandemisë Kovid-19 dhe përforcimi i paqes dhe sigurisë globale.