Komisari Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji kumtoi se vendet – anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritë jeshile për zbatimin e metodologjisë së rishikuar për zgjerim për Serbinë dhe Malin e Zi, pasi dy vende e aprovuan.
“Qëllimi është procesi të bëhet më i besueshëm, i parashikueshëm më dinamik, me drejtim politik më të fuqishëm”, shkroi Varheji në Tuiter.
Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm – Koreper 2 sot mbajti takim, ndërsa zgjerimi ishte një prej temave të rendit të ditës. Këshilli për punë të përgjithshme, në të cilin ministrat gjithashtu do të informohen për procesin e zgjerimit dhe stabilizimit dhe inkuadrimit drejt BE-së, është caktuar për më 11 Maj, publikoi portali Ballkani Perëndimor Evropian (EWB).
