Miratohet marrëveshja e Kosovës me Kanadanë e Turqinë për njohje të patentë shoferëve

TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjeve mes Kosovës me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me këto marrëveshje qytetarët që kanë leje qëndrim në shtetet përkatëse nuk kanë nevojë të hynë në provime plotësuese apo teste.

Sveçla paralajmëroi se së shpejti pritet të finalizohet edhe marrëveshja mes Kosovës e Gjermanisë për patentë shoferë.

“Pas një angazhimi të gjatë pres që të përmbyllet me sukses këtë javë me njohje reciprokeve të patentë shoferëve me Republikën Federale të Gjermanisë”, tha Sveçla.