Miratohet ligji për uljen e TVSh-së për rrymën për amvisëritë, ja çfarë parasheh!

TË FUNDIT

Në Kuvend është miratuar ligji me të cilin parashihet ulje e tatimit të vlerës së shtuar për energjinë elektrike për amvisëritë, nga 18% në 5%.

Nga Ministria e Financave deklarojnë se qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar të Ministrisë së Financave është ulja e çmimeve për energjinë elektrike dhe shpenzimeve për amvisëritë, miratuar sot nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, norma tatimore për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë ulet nga 18% në 5%. Ulja e normës në përputhje me zgjidhjen ligjore do të zbatohet në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar deri në datë 30 qershor të vitit 2022. Pas kësaj date, në vitin e ardhshëm, përkatësisht nga data 1 korrik të vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023, do të zbatohet norma preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë.

Qëllimi i vendosjes së normës preferenciale tatimore për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë
është sigurimi i çmimit më të ulët për qytetarët dhe ulja e shpenzimeve të tyre.