Ministrja belge e Punëve të Jashtme në kujdes intensiv për shkak të Covid-19

TË FUNDIT

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe ish-kryeministre e Belgjikës, Sofi Vilmes, është hospitalizuar në kujdes intensiv pasi u infektua me Covid-19, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Vilmes (45) para një jave në rrjetet sociale njoftoi se është pozitive në virus, në ndërkohë situata i është keqësuar dhe është dërguar në kujdes intensiv, kumtuan nga kabineti i saj.

Nga spitali bëjnë me dije se gjendja e saj është stabile, por se ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Në Belgjikë në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord 13.227 persona të rinj të infektuar dhe 50 raste të vdekjes.