Ministria merr kompetencat e Odës së Stomatologëve! Oda thotë se vendimi është i nxituar dhe i pabazë

TË FUNDIT

Dhënia e licencave të reja për stomatologët apo vazhdimi i atyre të skaduara prej sot bëhet përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo për arsye se ministri Azir Aliu ka pezulluar të gjitha kompetencat e Odës së Stomatologëve. Kjo dentiste, është ndër të parat që sot u kthye pa marrë shërbimin. Madje ajo druan se nuk do të mund të punojë deri sa të zgjat ky ngërç ndërinstitucional.

“Më thanë se nuk kanë më autorizime të pranojnë kërkesë dhe se duhet të drejtohemi tek Ministria e Shëndetësisë.
-A është kjo ngarkesë për juve?
-Natyrisht që e kemi ngarkesë, edhe psikike, sepse pa licencë nuk do mund të punojmë. Ja tani edhe këto ‘vrapimet’ dhe mosinformimi që nuk dimë se çfarë do të bëhet. Ndaj Odës kemi paguar anëtarësimin si në çdo odë tjetër, kemi pasur trajnime që i mbajmë për poena dhe kjo është e tëra”, tha Katerina nga Shkupi – Stomatologe.

Oda e Stomatologëve reagon pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për marrjen e kompetencave. Kreu i Odës Marijan Denkovski thotë se një ankesë nga opoenetët e tij brenda Odës ka ngritur indicet e Ministrisë kinse janë bërë manipulime financiare dhe si pasojnë janë ngrirë aktivitet edhe për trajnime. Denkovski tha se janë kryer disa kontrolle nga Inspektorati i Ministrisë dhe nga Policia Financiare, por sipas tij nuk janë gjetur parregullsi, duke vlerësuar se nisma e ministrit është e nxituar dhe e pabazë.

“Ka pasur ankesë se Oda ka dhënë para të asaj Shoqate, pa kinse ajo shoqatë mua më ka paguar, kinse larje parash. Siç thonë se shoqata nuk është e tija por Oda i ka dhënë para asaj Shoqate dhe shoqata më ka dhënë kinse mua dhe ja për fat të keq. Ekzistojnë dokumente, këtu janë se Oda jo vetëm asaj shoqate por asnjërës tjetër nuk i ka dhënë sepse Oda nuk e ka tagrin tu jep shoqatave, por t’ju merr. Faturat që po tregoj janë që Oda u ka marrë shoqatave, një nga shtyllat e financimit të Odës”, u shpreh Marijan Denkovski – kryetar i Odës së Stomatologëve.

Të premten ministri Aliu ia mori kompetencat Odës me arsyetimin që kontrollet në dokumentet e tyre kanë treguar lëshime serioze pasi kontratat përfunduan në mënyrë retroaktive në kundërshtim me ligjin, vendimet pa nënshkrim dhe me dokumentacionin e pavlefshëm. Aliu tha se duke injoruar masën e përkohshme dhe përfundimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për më shumë se një vit, megjithëse gjykata zbuloi se kushtet për zhvillim profesional, ishin në kundërshtim me ligjin. Ndryshe, trajnimet e dentistëve, seminaret e simpoziumet janë të detyruara për arritjen e 20 pikëve në vazhdim të licencave të punës në çdo 7 vjet. Aktualisht vendi ka 2.850 dentistë të licencuar.