Burime të TV21 brenda partisë Alternativa thonë se Ministria e Shëndetësisë do t’i mbetet kësaj partie edhe pas hyrjes së mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Jozyrtarisht mësohet se Aleancës për Shqiptarët do t’i jepen dy ministri. Ajo e Drejtësisë dhe një ministri tjetër për të cilën ende po bisedohet. Tutje, burimet thonë se shkëmbim resorësh do të bëhen mes BDI-së dhe LSDM-së, gjegjësisht BDI pritet të jep Ministrinë e Arsimit ose atë të Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë, në këmbim të Ministrisë së Drejtësisë për ASH-në.
Për këto dhe shumë tema tjera aktuale në skenën politike sonte me fillim nga ora 21:30 në “Click Plus” në TV21 flasim me sekretarin e Alternativës, Zeqirja Ibrahimi!
