Ministria e Shëndetësisë formoi Këshillin Shëndetësor, pas ankesave të fundit nëpër klinika. Ky këshill do të përkujdeset që sistemi shëndetësor të marrë mbështetje profesionale dhe shkencore. Në mbledhjen e parë konstituive ministri Azir Aliu tha se ky organ do t’i paraprijë zgjidhjes së problemeve në sistemin shëndetësor.
“Qëllimi është që Këshilli Shëndetësor të analizojë në mënyrë të vazhdueshme çështjet në fushën e shëndetësisë, të japë kontribut profesional në përgatitjen e projektligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe mendime dhe propozime profesionale në fusha të ndryshme që janë pjesë e veprimtarisë së Ministrisë. Diskutimi i sotëm ishte fillestar, për disa aspekte të ndryshme që gjatë periudhës së ardhshme këshilli do t’i analizojë më në detaje. Jam i bindur se do të kemi një bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm”, u shpreh Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.
Këshilli Shëndetësor, si trup këshillues i ministrit të Shëndetësisë, sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, përbëhet nga nëntë anëtarë – profesorë të shquar, doktorë shkencash nga sfera të ndryshme, prej të cilëve disa janë edhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht me biografi të begatë dhe punime shkencore. Kryetare e këshillit u zgjodh Marija Sërceva e cila njoftoi se sot është bërë plani aksional për punë.
“Sot u mbaj mbledhja e parë konstituive e Këshillit shëndetësor të Ministrisë, ku u shqyrtuan problemet aktuale që kanë të bëjnë në planin afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër që janë patjetër të zgjidhen dhe patjetër të jepen këshilla si të zgjidhen. U bë plani aksional në bazë të së cilit Këshilli do të punojë në periudha të caktuara që i jem këshillat drejt Ministrisë për aktet ligjore dhe nënligjore për zbatim dhe miratim të kushteve që kanë të bëjnë në përmirësimin e trajtimit të pacientëve dhe të punësuarave dhe mjekëve”, theksoi Marija Sërveca – kryetare e Këshillit Shëndetësor.
Bashkë me Sërcevën anëtarë të Këshillit Shëndetësor janë doktorët: Sashko Kedev, Azis Pollozhani, Viktor Kamnar, Svetozar Antoviq, Igor Kaftanxhiev, Fadil Cana, Zllate Mehmedoviq dhe Ilir Vela.
