Ministria e Financave në seancën e sotme qeveritare do të propozojë që lojërat e fatit të zhvillohen në formë online, pasi të njëjtat janë mbyllur që nga mesi i muajit mars si masë e parandalimit të virusit Covid-19.
Ministrja e Financave, Nina Angellovska sqaroi se ky propozim ka për qëllim të parandalojë largimin nga puna të 8 mijë personave dhe futjen në fuqi të rregullores me të cilin do të parandalohet paraqitja e mëtutjeshme e objekteve të bastoreve në vend.
“Edhe ligji aktual që e kemi në fuqi posedon dispozita për lojëra të fatit online, përfshirë edhe bastoret dhe kazinotë. Edhe pse kjo ka qenë si dispozitë ligjore, në praktikë nuk është zbatuar dhe për këtë, edhe para kësaj periudhe janë realizuar analiza krahasuese, ku është gjetur se 8 mijë persona punojnë në këtë sektor, kurse nga ana tjetër, ajo do ta përmirësonte rregulloren që do të ndihmonte në kontrollimin e ambientit nga paraqitja e objekteve shtesë të bastoreve”, tha Angellovska.
Ajo këtë vendim e sqaroi edhe mbi bazën se nga ky sektor, në buxhetin shtetëror hynë thuajse 40 milionë euro.
