Ministria e Drejtësisë do të dërgojë kërkesa të reja për ekstradimin e Gruevskit

Must Read

Pakoja e katërt ekonomike peshon 350 milionë euro, njofton ministri i Ekonomisë Bekteshi

Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve...

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku...

Takim Besimi-Bërnz: SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut....
- Advertisement -

Ministria e Drejtësisë në periudhën në vijim do të dërgojë  kërkesa të reja për ekstradimin e autorëve të veprave penale, për të cilat  ka rrethana ose akuza të reja.

“Ne do t’i tregojmë të gjitha rrethanat e reja  që të  përpiqemi t’i sjellim ato të cilët janë munduar të arratisen ose janë arratisur nga drejtësia”, tha Mariçiq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm me gazetarët.

- Advertisement -

Në lidhje me ekstradimin  e ish kryeministrit  Nikolla Gruevski ai theksoi se është vendim i Qeverisë hungareze të mos e ekstradojë.

“Ne në tre javët e fundit nuk kemi marrë  kurrfarë përgjigje të reja. Mendoj se paraprakisht  në dy kthime kemi kërkuar ekstradim, tani do të kërkojmë  sërish sipas rrethanave të reja dhe akuzave. Përgjigjet janë gjithmonë të njëjta, mendoj se ajo është vlerësim i tyre politik dhe vendim i Qeverisë hungareze  për mbajtje të të arratisurit Gruevski”, tha ministri i Drejtësisë.

- Advertisement -

Ai theksoi se Ministria e Drejtësisë rregullisht dorëzon kërkesa për ekstradim të të gjithë autorëve të veprave penale,  ato të cilët janë në procedurë, ndërsa janë në arratisje. Për disa prej tyre, tha, deri tani disa herë është kërkuar ekstradim.

Në pyetjen për ekstradimin e personave të akuzuar  në rastin “Monstra”, ministri Mariçiq theksoi se  prej më parë ka biseduar me ministrin kosovar të Drejtësisë,  por nuk bëhet fjalë për raste konkrete. Ata janë dakorduar  së shpejti të mbajnë takim   në të cilin do të hapen të gjitha çështjet.

- Advertisement -

“Mendoj se procedura për rastin “Monstra” në periudhën në vijim do të ketë ndonjë zgjidhje, të paktën ashtu paralajmëruan   nga prokuroria dhe gjykatat. Besoj se kjo do të përfundojë në afatin e mundshëm më të shkurtër. Unë si ministër i Drejtësisë jam i gatshëm sërish  t’i dorëzoj kërkesat  edhe në Budapest dhe Kosovë dhe gjithkund ku kemi njerëz  të cilët janë arratisur  në periudhën e mëparshme”, tha ministri i Drejtësisë Mariçiq.

- Advertisement -

Pakoja e katërt ekonomike peshon 350 milionë euro, njofton ministri i Ekonomisë Bekteshi

Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve për pakon e katërt ekonomike,...

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë...

Takim Besimi-Bërnz: SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis...

Takim i Bytyqit dhe Bekteshit me Poçivalshek: Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike me bashkëpunim të fortë ekonomik

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga presidenti slloven, Borut Pahor, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet...

Pakoja e katërt e masave, të dielën pasdite! Disa masa vlejnë deri në vitin 2021 paralajmëroi kryeministri

https://youtu.be/YhdxBxKdxAk Deri të dielën pasdite, Qeveria do ta prezantojë pakon e katërt të ndihmës ekonomike, paralajmëroi kryeministri...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -