Ministri i Punëve të Jashtme në Ukrainë, Dmytro Kuleba në Twitter ka shpërndarë një fotografi nga bombardimi i një ndërtese të banueshme me civilë në Ukrainë. Kuleba thotë forcat ruse kanë bombarduar ndërtesën në vendbanimin Borodyanka, rajon i KIevit.
“Rusia bombardoi qytetin për dy ditë, duke vrarë shumë civilë. Ndaloni Rusinë barbare tani! Mbylleni qiellin e Ukrainës! Veproni tani”, ka shkruar Kuleba.
