Ministri i Mbrojtjes në Turqisë, Hulusi Akar sot vizitoi kryesinë e forcave turke që veprojnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR). Pas takimeve të tij në kryeqytetin Prishtinë, ku ishte në kuadër të vizitës së tij zyrtare, Akar shkoi në Prizren, ku inspektoi Kryesinë e Delegacionit Turk në kuadër të KFOR-it.
Ai theksoi se Forcat e Armatosura Turke kryejnë detyra shumë të rëndësishme në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë kosovarëve në kauzën e tyre të drejtë. Ne jemi këtu për të kontribuar në çështjet e tyre të mbrojtjes dhe sigurisë, për ta bërë jetën e tyre më të lehtë këtu, me aq sa mundemi”, u shpreh shefi i mbrojtjes turke.
“Ne i ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovën miqësore dhe vëllazërore. Rehatia, paqja dhe siguria e vëllezërve dhe motrave tona këtu na bëjnë të lumtur, në të kundërtën, ne pikëllohemi. Kemi dhënë kontributin tonë më të mirë për integrimin në institucionet euroatlantike dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen”, shtoi Akar.
