Ministri slloven, Matej Tonin në vizitë zyrtare në Maqedoni

TË FUNDIT

Ministri slloven i Mbrojtjes dhe njëherit zëvendëskryeministër Matej Tonin prej dje qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, nikoqir i të cilit është ministrja Radmilla Shekerinska.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës, ministrat do të kenë sot takim në Ohër dhe bisedime dypalëshe në nivel delegacionesh dhe nënshkrimin e një Marrëveshje për donacion.

Pas bisedimeve dypalëshe, janë planifikuar deklarata për mediat.

Nga Ohri, ministrja Shekerinska dhe homologu i saj slloven do të nisen për në Berovë, ku do të takohen me kryetarin Zvonko Pekevski, i cili në emër të qytetarëve të rajonit të Berovës do t’i dorëzojë ministrit slloven një pllakë për Forcat e përbashkëta të mbrojtjes civile të Sllovenisë, në shenjë falënderimi për reagimin e shpejtë në trajtimin e zjarreve në pyje.