Ministri sllovak i Shëndetësisë jep dorëheqje

TË FUNDIT

Ministri sllovak i Shëndetësisë Marek Krajçi deklaroi se po tërhiqet me qëllim që të zgjidhen mospajtimet në koalicionin qeveritar, që u paraqitën rreth përdorimit të paaprovuar deri më tani të vaksinës ruse Sputnik V kundër Kovid-19, të cilën për momentin e kontrollon Agjencia Evropiane e Barnave.

Leje për përdorim të vaksinës në Sllovaki dha ministri i Shëndetësisë, ndërsa kryeministri Igor Matoviç javën e kaluar shkaktoi mosmarrëveshje të koalicionit duke i anashkaluar partnerët dhe duke porositur dërgesa të vaksinës ruse.

Uniteti i koalicionit qeveritar tani do të ruhet, ndërsa kryeministri Matoviçi mbetet në funksionin, edhe pse dy nga katër partitë në koalicion kërkuan dorëheqjen e tij, lajmëroi radioja sllovake.

Krajçi tani do të kryesojë me komisionin parlamentar për çështje shëndetësore.

Dërgesa e parë e Sputnik V e dorëzuar në Sllovaki më 1 mars. Paraprakisht, Krajçi deklaroi se përdorimi i vaksinës ruse do të fillojë në gjysmën e dytë të marsit.