Ministri serb i Punëve të Brendshme sot në Moskë në takim me Lavrovin

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin sot gjatë vizitës së punës në Moskë duhet të takohet me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov dhe Vulin planifikojnë të diskutojnë bashkëpunimin midis Rusisë dhe Serbisë dhe për çështje urgjente rajonale dhe ndërkombëtare, thekson agjencia shtetërore ruse TASS.

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko, theksoi se në përgatitjet për takimin ka dominuar çështja e Kosovës.

Moska ftoi Prishtinën, SHBA-në dhe BE-në që t’i japin fund provokimeve të papërgjegjshme dhe të sigurojnë të drejtat e popullatës serbe, shkruan TASS.

Situata në Ukrainë do të jetë edhe një nga temat në agjendën e takimit mes Lavrovit dhe Vulinit.