Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në 21-22 shkurt 2021 do të realizojë vizitë zyrtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, me ftesë të nikoqirit të tij, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Nga Ministria e Punëve të jashtme, kanë kumtuar agjendën e Osmanit.
Në ditën e parë të vizitës në Dubai, MPJ Osmani do të ketë takim me ministrin shtetëror për bashkëpunim ndërkombëtar, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy i cili është përgjegjës për ndihmë ndërkombëtare, zhvillimore dhe ndihmë teknike, dhe drejtor kryesor dhe udhëheqës i Dubai Ekspo, dhe me ministrin për Tregti të Jashtme Thani Ahmed Al–Zeyoudi
Dita e dytë, të hënën, Osmani në Abu Dabi, do të ketë takimin qendror me kolegun e tij, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan ku pritet të bisedohet për çështje të lidhura me raportet bilaterale dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e interesit së përbashkët.
Në kuadër të vizitës, është paraparë ministri Osmani të takohet edhe me ministrin për Tolerancë dhe Bashkëjetesë, Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al-Nahyan, Sekretarin Shtetëror për Diversifikimin Ekonomik dhe Diplomacinë Ekonomike, Ahmed Ali Al-Sayegh dhe me Drejtorin ekzekutiv të “Hedayah International Center” për ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, Ahmed Al Qasimi.
Gjithashtu MPJ Osmani do të merr pjesë në hapjen solemne të IDEX 2021 në Abu Dabi, në Ekspozitën Ndërkombëtare dhe Konferenca në fushën e mbrojtjes për rajonin MENA, ku marrin pjesë mbi 100 vende dhe koorporata, ndërsa për herë të parë do të marrin pjese Maqedonia e Veriut dhe Shteti i Izraelit.
Gjatë kohës së vizitë, parashihet nënshkrimi i disa dokumenteve bilaterale me të cilat do të plotësohet korniza juridiko- normative mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Emirate, ndërkaq do të vizitohet edhe Pavioni i Maqedonisë së Veriut “Expo 2020 Dubai”, që do të hapet në tetor të këtij viti.
Ndryshe, vizita e MPJ Osmani është vizita e parë zyrtare e Ministrit të Punëve të Jashtme në EBA pas vendosjes së raporteve diplomatike.