-Unë nuk planifikoj të…atë që thash, nuk planifikoj të pensionohem nesër dhe të shëtitëm në shtetet e jashtme ose në parqe, por planifikoj të kontribuojë për shoqërinë, tha mes tjerash ministri në largim i Shëndetësisë, Azir Aliu, përcjell TV21. Aliut tha se tashmë pas 10 vjetëve në politikë, është koha për të ndryshuar politika në shtet.
“Unë para 10 viteve kur hyra në politikë, hyra për të ndihmuar proceset politike. Tash pas 10 viteve, me një eksperiencë të madhe politike, jam këtu për të ndryshuar politika dhe politikbërje në shtet. Dhe këtë besoj me punën time edhe në ministrinë paraprake, edhe në këtë ministri, e kam treguar që mund të jemi ndryshe si politikanë”, u shpreh Aliu.
