Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të kenë qëndrime të kundërta rreth çështjes së Tajvanit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ministri i kinez i Mbrojtjes, Wei Fenghe ka zhvilluar një telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin.
Ministri kinez i ka thënë sekretarit amerikan se Tajvani është pjesë e Kinës dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë gjë.
“Nëse çështja e Tajvanit nuk do të trajtohej siç duhet, do të kishte një ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-ve”, ka thënë Wei.
Pak ditë më parë, një delegacion i Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi Tajvanin. Kjo vizitë u pa si provokim nga Kina.
Pekini e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie formale me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i rëndësishëm ndërkombëtar.
