Nëse kryeministri Benjamin Netanyahu “vendos të heq dorë nga synimi për të shpërbërë Hamasin,” qeveria e tij “nuk do të ketë të drejtë të ekzistojë,” deklaron Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir.
Izraeli ka nisur një fushatë të re të sulmeve në Gaza, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën mbi 100 persona, raporton timesofisrael.
“Përsëri, Hamas vret një ushtar gjatë ‘armëpushimit’ dhe përsëri kryeministri zgjedh të përfundojë incidentin me konceptin e një ‘përgjigjeje të matur’ dhe kthimin e menjëhershëm tek armëpushimi, ndërkohë që vazhdon të sjellë ndihma ‘humanitare’ – në vend që të kthehet në luftë të plotë dhe të përpiqet shpejt të arrijë qëllimin kryesor – shkatërrimin e Hamasit”, thotë ministri i ekstremit të djathtë.
