Ministri italian i Sportit thotë se Ronaldo e ka shkelur protokollin e sigurisë me kthimin në Torino

TË FUNDIT

Ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora deklaroi se sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, i cili paraprakisht është infektuar me koronavirus, e shkeli protokollin e sigurisë kur u kthye në Torino.

“Unë mendoj se ai e ka shkelur protokollin sepse nuk kishte leje të veçantë nga autoriteti shëndetësor”, tha Spadafora për “Rai Radio”.

Juventus ka lëshuar një deklaratë për kthimin e sulmuesit portugez në Torino.

“Kristiano Ronaldo u kthye në Itali me fluturim mjekësor, të lejuar nga autoriteti shëndetësor me kërkesë të lojtarit. Futbollisti do të vazhdojë ta respektojë regjimin e vetëizolimit në shtëpi”,  thuhet në kumtesën.

Fakti që Kristiano Ronaldo u infektua me koronavirusin u bë i njohur të martën, më 13 tetor.