Ministri i Kosovës, qytetar nderi i Gostivarit/ Taravari: Mehaj i ri në moshë, por me të kaluar mjaftë mbresëlënëse

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, është shpallur qytetar nderi i komunës së Gostivarit. Para se t’i dhurohej çelësi i komunës, kryetari Arben Taravari, theksoi se Mehaj është një person i ri në moshë, por ka një biografi të pasur në mbretërinë Norvegjeze dhe është një ushtarak profesional që aktualisht ushtron detyrën e ministrit.

 “E kam nderin dhe kënaqësinë që sot kam ministrin e mbrojtjes zotëri Armend Mehajn të ja jap çelësin e nderit të komunës së Gostivarit. Një personalitet që është i ri i lindur në vitin 1981, por nëse e merrni  biografinë e ministrit Mehaj e shihni se është fasinante, një ushtarak që të gjithë kualifikimet i ka kaluar në mbretërinë e Norvegjisë. Aktualisht është ministër i mbrojtjes i Republikës së Kosovës. Ne sot nderohemi që praktikisht  ai sot bëhet me çelësin e Gostivarit dhe obligohet që sa më shpesh ta viziton komunën e Gostivarit.”- deklaroi Arben Taravari – kryetar I komunës Gostivarit.

 

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se të mbash çelësin e komunës, ka një domethënie të madhe.

“Të mbash çelësin e komunës ka një domethënie të madhe, kjo për mua paraqet një privilegj, një obligim moral por edhe kombëtar që Gostivarin ta kem gjithnjë në mendje në zemër në të gjithë aktivitete e mia brenda dhe jashtë vendit tim.” – tha Armend Mehaj – Ministër I Mbrojtjes I Kosovës

 

Armend Mehaj  ka lindur në fshatin Isniq të Deçanit në Kosovë, ndërsa ka jetuar dhe vepruar në Oslo të Norvegjisë. Ai i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.