Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk po kërkon një armëpushim me Shtetet e Bashkuara dhe nuk sheh asnjë arsye për të rifilluar negociatat me Uashingtonin, duke theksuar përvojat e mëparshme treguan se SHBA-të i goditën në mes të negociatave.
“Ne nuk po kërkojmë armëpushim dhe nuk shohim asnjë arsye pse duhet të negociojmë me SHBA-në. Kur kemi negociuar me ta dy herë, dhe çdo herë na kanë sulmuar në mes të negociatave. Pra, nuk ka asnjë kërkesë për armëpushim nga ne dhe nuk ka asnjë kërkesë për negociata me SHBA-në nga ana jonë”, tha Araghchi.
Në një intervistë për NBC News të transmetuar këtë të enjte, Araghchi u pyet nëse republika islamike ka frikë nga një pushtim me trupa i amerikanëve.
Ai u shpreh se ata janë gati dhe e presin një veprim të tillë nga amerikanët, por sipas tij kjo do të rezultojë në një katastrofë për ushtrinë e SHBA-së.
“Jo, jemi duke i pritur. Ju po prisni që ushtarët amerikanë të pushtojnë me trupa tokësorë? Po, sepse ne jemi të sigurt se mund t’i përballojmë ata. Kjo do të ishte një katastrofë e madhe për ata!”, shtoi Araghchi.
