Ministri kanadez i Financave Bill Morno ka dhënë dorëheqjen për shkak mosmarrëveshjeve me kryeministrin Xhastin Trudo për politikën e shpenzimeve pasi u ndërlidh me një organizatë bamirësi për fillimin një programi për bursa studentore.
Morno u tërhoq pasi ministrat e tjerë kundërshtuan sasinë e mjeteve për krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe investimet në projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor pas karantinës, njoftojnë mediat britanike.
Kryeministri Trudo shprehi mbështetje për ministrin e tij të financave javën e kaluar, megjithëse flitej për një përçarje mes të dyve.
Morno në konferencën për media mbrëmë tha se ai kishte dhënë dorëheqje, duke shpjeguar se nuk planifikon të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme dhe se Trudo duhet të emërojë një ministër të ri të financave, i cili do të jetë i gatshëm të kushtojë disa vjet për të rikthyer ekonominë kanadeze në rrugën e duhur. sn/