Ministrat e Shëndetësisë të G20 kanë biseduar përmes një video konference për dobësitë e sistemeve shëndetësore të vendeve të tyre, që i bën të ndjeshme nga pandemitë e ngjashme me koronavirusin, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca saudite.
Ministrat ndanë përvojat e vendeve të tyre, diskutuan rreth aktiviteteve të nevojshme për të përmirësuar përgatitjen e vendeve dhe dobësitë e sistemeve.
“Pandemia ka treguar dobësi sistemike në sistemet shëndetësore dhe aftësinë e bashkësisë ndërkombëtare për të parandaluar dhe reaguar ndaj kërcënimeve për pandeminë”, thuhet në komunikatë.
Konferenca e planifikuar virtuale për shtyp nuk u zhvillua pasi ministri saudit i Shëndetësisë, Tavfik al-Rabija duhej të merrte pjesë në një takim urgjent të grupit punues saudit për masat e koronavirusit./MIA
