Shefet e diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s do të mbajnë video-takim si përgatitje për takimin e paralajmëruar të Këshillit NATO-Rusi që do të mbahet në Bruksel më 12 janar, transmeton TV21. Takimi i Këshillit është një nga tre takimet e planifikuara që do të mbahen si pjesë e përpjekjeve të SHBA-ve dhe forcave perëndimore që t’ia ndërrojnë mendjen e Moskës për invazion eventual ndaj Ukrainës, pasi shpërndau dhjetëra-mijëra ushtarë gjatë kufirit mes dy vendeve. Takimi i parë është të hënën në Gjenevë ndërsa SHBA-të do t’i përfaqësojë zëvendës sekretari shtetëror Vendi Sherman. Takimi i tretë do të mbahet më 13 janar në Vjenë ku do të marrë pjesë edhe Organizata për siguri dhe bashkëpunim me Evropën, grupi i cili përfshin SHBA-të dhe Rusinë si vende anëtare. Presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi garanci të obligueshme juridike se NATO nuk do të zgjerohet në mënyrë shtesë dhe se Ukraina nuk do t’i bashkëngjitet Aleancës transatlantike. Presidenti amerikan Xho Bajden të dielën i tha presidentit të Ukrainës Volodomir Zelenski se SHBA-të dhe aleatët do të përgjigjen me sanksione ekonomike dhe hapa të tjerë nëse Rusia e sulmon Ukrainën./TV21
