“T’lutem” nga Mimoza dhe Skerdi
Dy artisët e njohur shqiptarë, Mimoza Shkodra dhe Skerdi do të vijnë me bashkëpunim. Këngëtarët së shpejti do të publikojnë këngën, e cila do të titullohet “T’lutem”, shkruan rtv21.tv
Lajmin e bënë të ditur këngëtarët pak më parë përmes postimeve në instagram.
“T‘LUTEM feat. @skerdiago comming soon …..”, “T’LUTEM ft. @mimozashkodra #comingsoon”, shkruan artistët krahas imazheve të publikuara.
Projekti i fundit i Mimozës është “Valla”, të cilin e ka në bashkëpunim me Irkenc Hykën. Projekti është publikuar në muajin shkurt dhe deri tani në Youtube ka 12 milionë 736 mijë e 606 klikime.
Ndërsa, projekti i fundit i Skerdit është “Uzi”, i publikuar në muajin qershor, i cili deri tani në Youtube ka 539 mijë e 559 klikime./21Media
.
