Milloshoski pas aktakuzës: “Prokuroria vazhdon të jetë një mjet për presionin e pushtetit ndaj oponentëve ”

TË FUNDIT

Pasi që Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë për Antonijo Milloshoski për rastin “I fuqishmi”, ai për TV21 tha: “Çdo oponent politik i klanit Zaevit, i cili zbulon punët e tyre kriminale të qeverisjes, s’ka rëndësi nëse është gazetar, politikan apo biznesmen, përballet me rrezikun e padisë së pabazuar, në mënyrë që të frikësohen  dhe persekutimi politik shërben si një mbulesë prapa së cilës do të fshihen zhvatjet  aktuale dhe krimi i organizuar i Qeverisë. Por gjithçka do të ketë një fund edhe abuzimi politik i prokurorëve dhe gjyqtarëve nga Qeveria e Zaevit.

Në rastin “I fuqishmi”, Milloshoski dyshohet se ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Rastin e hapi Prokuroria Publike Speciale në mars të vitit 2018. PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hutojë këshillin e komunës së Pllasnicës duke prezantuar një projekt të rrejshëm, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.