Millanov: Shkollat e Shtipit kanë borxh prej 770.000 eurosh, nxënësit përsëri do të mërdhijnë

TË FUNDIT

Ishim të brengosur se edhe këtë viti shkollor nxënësit në Shtip do ta ndjekin në xhaketa, me shall dhe doreza. 770.000 euro kanë borxh shkollat në Shtip, 5 shkolla fillore dhe 4 shkolla të mesme. Borxhet kryesisht janë për transportin e papaguar të nxënësve dhe për naftë për nxehje. Vetëm dy shkolla kanë borxh gati gjysmë milion euro. Borxhi më të madh ka shkolla “Jane Sandanski” me mbi 260.000 euro, ndërsa shkolla “Kolle Nehtenin” ka borxh prej 220.000 eurosh. Këto janë të dhëna zyrtare deri në 31 dhjetor 2014, thotë Jane Millev, këshilltari i LSDM në Këshillin e Komunës së Shtipit.

“Nëse  merret parasysh se për 3 muaj përfundon viti 2015, sa janë rritur borxhet mund të na tregojë kryetari i Komunës Zahariev. Buxheti komunal i komunës së Shtipit për vitin 2015 është restriktiv. Është zvogëluar pikërisht në pjesën ku kanë borxh shkollat, furnizimi me mallra dhe shërbime, 10 milionë denarë. Kjo paralajmëron edhe një dimër të gjatë dhe të ftohtë për nxënësit, ashtu si edhe problem dhe nervozizëm të ri për prindërit dhe qytetarët e Shtipit. Kërkojmë nga Illço Zaharievi në kohë t’i ndërmarrë masat e duhura që kjo të mos  ndodhë. Bashkëpartiakët e tij Gruevski dhe Stavreski nuk kanë të drejtë të hanë çokollatë, përderisa qytetarët nuk kanë bukë”, tha këshilltari komunal Millanov.