Milevski shpalli listën/ Sefer Emini debutues me përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të vazhdojë ciklin kualifikues për Kampionatin Europian. Pas ndeshjes me Maltën, vijojnë ndeshjet me Ukrainën në shtëpi dhe me Anglinë në transfertë. Trajneri Blagoja Milevski shpalli listën e lojtarëve të thirrur për sfidat e qershorit. Nuk ka ndonjë ndryshim drastik lista e mëparshme, përveç ftesës së Sefer Eminit i cili grumbullohet për herë të parë.   Do të mungojë Bojan Miovski, i cili u dëmtua teksa luante me Aberdeen.

Takimi i parë i përfaqësueses është caktuar në fillim të javës së ardhshme, në hotelin “Hilton” në Shkup. Ndeshja e parë në ciklin e qershorit luhet kundër Ukrainës më 16 qershor në Arenën “Todor Proeski”, ndërsa tre ditë më vonë Maqedonia takohet me Anglinë në “Old Trafford”.