Futbollisti shkupjan, Erdon Daci, do të vazhdojë të jetë pjese e Përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, përcjell TV21. Ai u grumbullua nga seleksionuesi Bllagoja Milevski për dy ndeshjet kontrolluese që do t’i luajmë kundër Moldavisë (22 mars) dhe kundër Malit të Zi në Antalia të Turqisë (25 mars).
Në brifing me gazetarët Milevski tha se Daci ka bërë një hap pozitiv kur kaloi nga Uesterlo te skuadra e Beveren dhe se tani po ka hapësirë më shumë për t’u aktivizuar.
Milevski lavdëroi sulmuesin duke thënë se ka pasur një rikthim të suksesshëm në fushë, pas atij lëndimi që pati. Në këtë mënyrë seleksionuesi la të kuptohet se Daci do të jetë pjese e përfaqësueses dhe në ndeshjet e qershorit kur nisë cikli i ndeshjeve të Ligës së Kombeve./tv21.tv
