Milan shkarkon trajnerin Fonseca

TË FUNDIT

Pas barazimit 1-1 me Romën, Milani ka shkarkuar trajnerin Paulo Fonseca. Trajneri i ri që do ta zëvendësoj Fonsecan do të jetë Sergio Conceicao.

Sergio Conceicao do të ketë eksperiencën e parë si trajner në Serie A. Në Itali do të jetë eksperienca e parë si trajner, ndërsa si futbollist ka veshur fanellën e Lacios, Interit dhe Parmos.

Kontrata e Fonseca ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja erdhi pas rezultateve jo të mira në kampionat, ku Milan renditet në vendin e 8.

24 ndeshje qëndroi në krye të kuqezinjve Fonseca, duke fituar 12 ndeshje, barazuar 6 dhe humbur po 6.