Gruaja e liderit ukrainas të opozitës pro-ruse Viktor Medvedchuk i ka bërë thirrje kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson që të ndihmojë në organizimin e një shkëmbimi mes bashkëshortit të saj dhe shtetasve britanikë në ushtrinë ukrainase të kapur rob nga Rusia, raporton BBC.
“Zoti kryeministër, ju keni një ndikim të madh te presidenti Zelensky. Nëse nuk jeni indiferent ndaj fatit të nënshtetasve tuaj, ndihmoni familjen dhe miqtë e tyre t’i kthejnë ata, më ndihmoni të kthej Viktorin”, tha Oksana Marchenko në një fjalim në YouTube.
Medvedchuk u kap nga agjentët e sigurimit ukrainas të martën, ndërsa po përpiqej të arratisej në Rusi. Ai kishte qenë në arrest shtëpie nën dyshimin për tradhti, por u arratis kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.
Medvedchuk është një biznesmen i pasur me lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
