Mijëra bjellorusë protestojnë në rrugët në Minsk për shkak të vdekjes së një aktivisti antiqeveritar

TË FUNDIT

Mijëra bjellorusë, me qirinj dhe lule, mbrëmë dolën në rrugët e Minskut të shprehin keqardhje dhe ngushëllime për vdekjen e protestuesit 31-vjeçar, Roman Bondarenko, për të cilin thuhet se është rrahur prej forcave të sigurisë, me ç’rast ka vdekur në spital.

Mediat britanike, duke i cituar aktivistët në rrjetet sociale, transmetojnë se edhe sot shumë bjellorusë janë në rrugët e Minskut për shkak të vdekjes së Bondarenkos.

Dëshmitarët theksojnë se Bondarenkso është arrestuar pasi është shtyrë nga njerëz në veshje civile, të cilët kanë ardhur në këndin e lojërave për t’i hequr shiritat kuq e bardhë që e prezentojnë lëvizjen protestuese kndër presidentit shumëvjeçar Aleksandar Lukashenko.

Ministrja bjelloruse e Punëve të Brendshme e mohon përgjegjësinë për vdekjen e aktivistit dhe kumtoi se ai është vrarë gjatë përplasjeve me civilë.

Vdekja e Bondarenkos paraqet kulminacion të protestave shumëmujore kundër Lukashenkos, të cilat filluan pas zgjedhjeve presidenciale kontestuese në gusht.

“Për fat edhe krahas të gjitha përpjekjeve të mjekëve, pacienti vdiq”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë së Bjellorusisë.