Mijatoviq: Liria e shtypit nuk guxon të minohet me masat për luftë kundër dezinformatave për KOVID-19

TË FUNDIT

Komisarja e Këshillit të Evropës për të drejta të njeriut, Dunja Mijatoviq paralajmëron se liria e shtypit nuk guxon të minohet me masat për luftë kundër dezinformatave për KOVID-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.

“Problemet shëndetësore globale të shkaktuara nga KOVID-19 kërkojnë masa efikase për mbrojtje të shëndetit dhe jetës së njerëzve. Kjo përfshin edhe luftën kundër dezinformatave që mund të shkaktojë panik dhe trazira sociale. Për fat të keq, disa qeveri e shfrytëzojnë këtë imperativ si arsyetim për të vendosur kufizime joproporcionale të lirisë së shtypit, kjo është qasje kontraproduktive që duhet të ndalojë. Posaçërisht në kohë krize, duhet t’i mbrojmë liritë dhe të drejtat tona të çmueshme”, shkroi komisarja e Këshillit të Evropës për të drejta të njeriut, Dunja MIjatoviq.

Gjithashtu, sipas Mijatoviq, me rëndësi të madhe është që gazetarët të mund të punojnë në kushte të sigurta, pa frikë se do të keqtrajtohen apo sulmohen, siç është cekur në Rekomandimin (2016) 4 të Komitetit të ministrave për mbrojtje të gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve dhe aktorëve të tjerë medial.(MIA)

MARKETING I PAGUAR POLITIK