Mijallkov doli si “mbret” nga burgu! Gardianët e burgut “harruan” për kë punojnë, e mbronin nga gazetarët

TË FUNDIT

Te porta e Burgut të Shutkës asnjëherë nuk lejohet që të parkohet ndonjë veturë jozyrtare.

Por si duket kjo nuk vlen për ish shefin e DSK-së.

Sa po u pa duke dalë, sigurimi i tij doli për t’ia hapur rrugën dhe nuk lejonin gazetarët t’i afroheshin, madje edhe i shtynin.  

-Zotëri Mijalkov pse duhet të ikni nga mediat i gjithë shteti asgjë nuk mund të ju bëjë.

Çfarë është kjo shtyrje, çfarë po bëni.

Por përveç sigurimit të tij privat, për Mijallovin u kujdesën edhe gardianët e burgut, të cilët si duket kishin harruar se për kë punojnë.

Menjëherë reagoi Shoqata e Gazetarëve duke kërkuar përgjegjësi nga ministria e Punëve të Brendshme.

 “SHGM dënon qëndrimin e zyrtarit në uniformë nga Burgu i Shkupit në Shuto Orizarë i cili i shtyu gazetarët dhe kameramanët dhe i pengoi në kryerjen e punën së tyre në momentin kur ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov u lirua nga paraburgimi para burgut. SHGM do të kërkojë përgjegjësi nga Ministrinë e Brendshme dhe nga Drejtoria e Burgut për qëndrimin tejet të pahijshëm dhe të papranueshëm të zyrtarëve të uniformuar ndaj gazetarëve të TV Klan dhe A1on”,  thonë nga SHGM.

Për dy gardianët e burgut është ngritur procedurë disiplinore, pas rishikimit të kamerave të sigurisë së Burgut.

Për lirimin e Mijallkovit kanë votuar tre anëtarë të këshillit gjyqësor, madje njëri ka qenë në pushim, por e ka ndërprerë pushimin dhe ka shkuar për të votuar.

Këshilli i gjykatësve vetëm ka vërtetuar garancinë për 11.1 milion euro e cila ishte e mjaftueshme se Mijalkov nuk do të arratiset. Kujtojmë se ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov po vuan masën e paraburgimit në rastin “Thesari” ku është dënuar me vendim jofuqiplotë me tetë vite burg.