Mbështetje ekonomike dhe politike për realizimin e interesave strategjik të shtetit kërkoi kryeministri Hristijan Mickoski nga kongresmenët amerikan. Në Uashington ku Mickoski shkoi për shkak të Samitit të NATO-së, ai u takua me më shumë funksionarë amerikan me të cilët ka biseduar edhe për raportet dypalëshe me SHBA-të. Mickoski mbajti edhe fjalim në Universitetin “Xhons Hopkins” ku foli për eurointegrimin.
“Ne nuk do të mundemi të jemi të gatshëm që të fillojmë negociatat nëse nuk vendosim disa qindra qytetarë tonë në Kushtetutë, që d.m.th. se kjo është pjesë e pakicës bullgare në vend. Por, a është kjo kërkesa e fundit? Kush mund të na garantojë neve se kjo është kërkesa e fundit? Në rregull, nuk kemi përgjigje për këtë pyetje”, tha Hristijan Mickoski.
Samiti tre ditorë i NATO-së është arsyeja për udhëtimin e parë të Mickoskit si kryeministër jashtë vendit, por edhe rasti i parë për tu takuar me kolegun grek Kirijakos Micotakis, me të cilin e ashpërsuan retorikën për shkak të përdorimit të emrit kushtetues. Athina zyrtare konfirmoi se në Samit do të flitet për Marrëveshjen e Prespës, pasi që paraprakisht Micotakis paralajmëroi se Mickoski do të befasohet në mënyrë të pakëndshme.
“Sigurisht që do të ngritët çështja për shkeljen e dispozitave themelore të Marrëveshjes së Prespës nga vendi fqinj. Nuk di për ndonjë takim të planifikuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Nuk e di nëse do të ketë, por sigurisht nuk ekziston asgjë e planifikuar nga pala greke”, deklaroi Panos Amiras, zëdhënës i Qeverisë Greke.
Mickoski para pak kohe tha se do të largohet i përgatitur në Uashington me dokument i cili do t’i përmbajë obligimet që Greqia nuk i ka plotësuar. Megjithatë, nga partia e tij thonë se më mirë të flitet për përforcimin e raporteve ekonomike, sesa të forcohen pasionet nacionaliste.
“Pala maqedonase është e gatshme të bisedojë për të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe plotësimin e Marrëveshjes së Prespës, për të cilën tashmë është e njohur se respektohet nga pushteti maqedonas. Një dialog i tillë do të ishte mundësi e mirë që të shihet cilat punë i ka përmbushur edhe pala greke”, u shpreh Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
Mickoski në Samit është i shoqëruar nga shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, si dhe nga ministri i mbrojtjes dhe i punëve të brendshme, Vllado Misjallovski dhe Pançe Toshkovski. Në Uashington është edhe kryeparlamentari Afrim Gashi, i cili merr pjesë në asamblenë parlamentare të NATO-së, ndërsa fokusi kryesor do të jetë ndihma për Ukrainën.
