Micotakis “ka intervenuar” te Makroni për RMV-në! Shfrytëzohen të gjitha mundësitë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

TË FUNDIT

Presidenti Stevo Pendarovski është në vizitë zyrtare dyditëshe në Greqi. Tema kryesore e bisedimeve është zbatimi i Marrëveshjes së Prespës por edhe rruga e Maqedonisë drejtë BE-së e cila ngeci te fqinji ynë, Bullgaria. Greqia e cila me dekada të tëra e bllokonte vendin tonë, tani është një nga përkrahësit tanë më të mëdhenj, ndërsa fqinji lindor kërkon që bullgarët të futen në Kushtetutën e RMV-së me çka do t’i kishin të drejtat e njëjta me komunitetet e tjera etnike në Maqedoninë.

 “BE-ja dhe kryesia sllovene nuk humbin shpresë dhe nuk rrinë duarkryq edhe pse është periudha e zgjedhjeve në Bullgari. Ata përpiqen në çdo mënyrë që aktorët kryesor dhe ata të cilët u ndihmojnë prapa skenës, përkatësisht që ua lehtësojnë punën, t’i ulin në tryezë dhe ta përfundojnë punën deri në fund të vitit. Sipas  të gjitha gjasave, nëse merremi vesh me miqtë tanë në Sofje, kjo do të ishte në periudhën nga 21 nëntori kur mbaron rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Bullgarisë deri në 10 ose 15 ditët e para të dhjetorit kur do të mbahet Këshilli evropian, i fundit për këtë vit”, tha Stevo Pendarovski – president i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Stevo Pendarovski në një takim joformal me gazetarë, tha se kryeministri grek, Kirjakos Micotakis është mik i ngushtë me Presidentin francez, Emanuel Makron, prandaj ka intervenuar përmes Micotakis që Makroni të na ndihmojë sa u takon eurointegrimeve.

 “Tema e veçantë për mua në bisedën me z.Micotakis… ai tani pas takimit menjëherë do të udhëtojë në Slloveni ku mbahet takim i Partisë Popullore Evropiane. E luta, si anëtar me ndikim dhe si anëtar i PPE, si grup politik dominues në BE gjatë viteve të fundit, dhe si kryeministër i një vendi anëtar, i cili do të duhej ta dinte emrin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, sepse ajo nuk ka të bëjë vetëm me zgjidhjen e dallimeve rreth emrit, por ka të bëjë edhe me vendosjen e partneritetit strategjik mes RMV-së dhe Republikës Helene, i thashë se në atë pjesë edhe prej tij pres ndihmë dhe mbështetje”, shtoi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në takimin joformal me gazetarë, shefi i shtetit Pendarovski tha se edhe po të arrihej ndonjë marrëveshje për tejkalim të këtij kontesti mes të dyja vendeve, ajo do të publikohej pas rrethit të dytë të zgjedhjeve në Bullgari. Dje edhe Presidenti amerikan Xho Bajden, në një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Llajen, theksoi se procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedonisë e Veriut duhet të vazhdojë edhe më tej.
Për TV21 nga Athina, Jovica Paunoski.