Micotakis: Greqia do të marrë mbi 25 milionë doza nga vaksina për Kovid-19

TË FUNDIT

Për përcaktimin e strategjisë për vaksinim të popullatës për koronavirusin, kryeministri grek  Kirjakos Micotakis sot mbajti mbledhje  me ministrat kompetent, zëvendësit dhe  sekretarët e përgjithshëm dhe theksoi se Greqia do të marrë  mbi 25 milion doza nga vaksina për Kovid-19, në bazë të marrëveshjes  në nivel evropian, ndërsa pritjet janë se  dërgesa e parë do të arrijë në fillim të vitit 2021, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Qëndroj në atë të ketë qasje të lirë deri te vaksina për të gjithë greket dhe grekët, sepse kjo Qeveri që nga fillimi,  vaksinën e ka trajtuar si e mirë  publike. Për atë do të jetë falas dhe e arritshme për të gjithë, pa kurrfarë përjashtimi. Ky është obligimi ynë por në të njëjtën kohë,  në këtë mënyrë, tregohet  përkushtimi ynë për mbrojtjen e shëndetit publik”, theksoi Micotakis.

Kryeministri grek, megjithatë porositi se duhet të respektohen masat, sepse në këtë moment, vaksina nuk është  zgjidhje e arritshme dhe  do të jetë gabim i madh  nëse nuk merret.

“Tani kur e dimë se ka dritë në fund të tunelit, tani kur jemi pothuajse të sigurt se në gjysmën e parë të vitit 2021, do të kemi arritur  shkallë të mjaftueshme të vaksinës  që ta lëmë pas nesh këtë krizë, pikërisht ky informacion duhet të na bëjë më të fuqishëm dhe më shumë të përkushtuar  në respektimin e masave për mbrojtje”, porositi kryeministri grek gjatë mbledhjes.